‘Punëtorët paralajmëruan për rrezikun, por u injoruan’/ Detaje nga shpërthimi fatal i fabrikës ushqimore që ju mori jetë 5 grave në Greqi

‘Punëtorët paralajmëruan për rrezikun, por u injoruan’/ Detaje nga shpërthimi fatal i fabrikës ushqimore që ju mori jetë 5 grave në Greqi

Hetimet për shpërthimin tragjik në fabrikën e kompanisë Violanta (Greqi) , ku humbën jetën pesë punëtorë, po vijojnë me intensitet, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin shkaqet që çuan në aksidentin fatal. Sipas burimeve pranë hetimit, një nga pistat kryesore lidhet me rrjedhjen e gazit në tubacionet e fabrikës. Dyshohet se tubat mund të jenë dëmtuar gjatë punimeve të kryera verën e kaluar, kur zona mbi të cilën kalonin u asfaltua dhe mbi të kaluan mjete të rënda. Ky dëmtim besohet se ka çuar në rrjedhjen e gazit dhe më pas në shpërthim. Për këtë arsye, gërmimet në ambientet e fabrikës do të vijojnë edhe ditët në vazhdim, ndërsa hetuesit pritet të marrin deklarata të reja nga persona të tjerë të lidhur me kompaninë. Në...