Pse ndodhi vrasja në Gjakovë?/ Policia zbardh detaje: Vetëdorëzohet autori, mik me viktimën…

Pse ndodhi vrasja në Gjakovë?/ Policia zbardh detaje: Vetëdorëzohet autori, mik me viktimën…

Është vetëdorëzuar në Polici Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen e 38 vjeçarit Rasim Binakaj në Gjakovë dhe plagosjen e Edi Mehmetit, 29 vjeç. Autori është paraqitur në orët e mbrëmjes të së hënës në Policinë e Gjakovës. Nga Policia thanë se ngjarja ndodhi pas një konflikti, ndërsa vrasja u krye me armë zjarri. Policia ka zbardhur disa detaje nga vendi i ngjarjes duke deklaruar se aty janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit por edhe një armë e ftohtë. Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Shtetit ka hapur një dosje me akuzën për veprën penale vrasje e rëndë. Gjithçka ka ndodhur në rrugën “Vëllezerit Frashëri” në Gjakovë rreth orës 05.30 minuta, mëngjesin e të hënës. Sipas mediave vendase personat e përfshirë në këtë...