Protestat kundër autokratit Vuçiç/ Sondazhet: Mund t’i humbasë këto zgjedhje
Protestat kundër qeverisë autoritare të Vuçiçit në Serbi vazhdojnë prej muajsh. Gjithnjë e më shumë po dalin në pah tema konkrete. Lëvizja e studentëve aksionet e veta nuk do t’i konsiderojë më si protestë e thjeshtë. Në Beograd mijëra vetë protestuan kundër neglizhencës së qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete. Demonstruesit dëgjuan fjalime të drejtuesve të shkollave dhe universiteteve, që nxorën në pah lënien pas dore të sistemit arsimor dhe represionin ndaj kritikëve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, sikurse ka vëzhguar një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve dpa. Lëvizja studentore kishte bërë thirrje për protestën që u zhvillua nën moton “dija është fuqi”. Manifestimi i protestës ishte pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që morën shkas nga shembja...
Burimi:
syri.net