Protesta të ashpra kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike, Giorgia Meloni reagon ashpër: Jeni armiq të Italisë
Kryeministrja e Italiasë Giorgia Meloni ka reaguar ashpër pas protestave në vend kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore. Meloni i ka cilësuar protestuesit “armiq të Italisë”, të cilët përveç përplasjeve të ashpra me policinë, kanë sabotuar gjithashtu dhe infrastrukturën hekurudhore. “Armiqtë e Italisë po demonstrojnë “kundër Lojërave Olimpike”, duke bërë që këto imazhe të përfundojnë në televizione në të gjithë botën. Tjerë prenë kabllot hekurudhore për të parandaluar nisjen e trenave. Solidariteti, edhe një herë, me policinë, qytetin e Milanos dhe të gjithë ata që shohin se puna e tyre u shkatërrua nga këto banda kriminelësh”, shkroi Meloni.
Burimi:
sot.com.al