Protesta në Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, bllokohet qarkullimi i kamionëve

Protesta në Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, bllokohet qarkullimi i kamionëve

26 janari është njoftuar si dita e nisjes së protestave në Mal të Zi e Maqedoni, çka do të bllokojë qarkullimin të mjeteve të tonazhit të rëndë në pikat kufitare. Autoritetet malazeze kanë njoftuar se Shoqata e Kamionistëve do të nisë protestën në orën 11:30 dhe do të zgjasë rreth 48 orë. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, hyrja e mjeteve të transportit të mallrave është bllokuar në 00:01 të së hënës dhe në orën 12:00 do të bllokohet edhe dalja. Bllokimi përjashton automjetet e transportit të bagëtive dhe barnave. Protesta në Maqedoninë e Veriut është planifikuar të zgjasë rreth 7 ditë. Në pikat kufitare me Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut do të lejohen të kalojnë automjetet e vogla, të emergjencës dhe të transportit të pasagjerëve....