Protesta e kamionistëve: Nis takimi i ministrave të Transporteve në Bruksel

Protesta e kamionistëve: Nis takimi i ministrave të Transporteve në Bruksel

Në kuadër të protestës së kamionistëve, ka nisur takimi i ministrave të Transporteve të Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës me përfaqësues të Bashkimit Europian, i cili po zhvillohet në Bruksel. Sipas të dhënave nga organizatorët e protestës, takimi ka për qëllim diskutimin e kërkesave të kamionistëve dhe bizneseve të transportit, të cilat lidhen me zgjatjen e afatit të qëndrimit në zonën Schengen. Kamionistët kërkojnë që kufiri maksimal i qëndrimit të zgjatet nga 90 në 180 ditë, duke e konsideruar kufizimin aktual si pengesë serioze për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik. Në përfundim të takimit pritet të bëhet e ditur nëse është arritur ndonjë dakordësi mes palëve. Ndërkohë, prej tre ditësh, pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit...