Protesta e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë–Janinë do bllokohet 3 orë në mbrëmje

Protesta e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë–Janinë do bllokohet 3 orë në mbrëmje

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes. Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se protesta do të nisë në orë 18:00 deri në orë 21:00 (me orën greke). Raportohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.