Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për Thaçin e të tjerët, ish-ambasadori: Ta quash UÇK-në kriminale është fyerje

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për Thaçin e të tjerët, ish-ambasadori: Ta quash UÇK-në kriminale është fyerje

Kërkesa e Prokurorisë Speciale për 45 vite burg për secilin prej ish-krerëve të UÇK-së është “absurde” dhe praktikisht dënim i përjetshëm në kushtet e mungesës së provave të forta. Kështu mendon ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.  “Kjo është absurde sepse është e barabartë me dënim të përjetshëm. Nëse qëndrojnë 45 vite brenda, ata nuk mbijetojnë dot, do të vdesin në burg. Pra është dënim i përjetshëm. Siç e thashë, është një kërkesë absurde. Por është absurde edhe sepse ka shumë pak prova. Është edhe më e çuditshme të kërkosh diçka të tillë kur ka pak prova” tha ai në një intervistë për Kosovapress. Bosch shkon më tej, duke thënë se edhe në një skenar hipotetik, dënimi do të ishte i tepruar. Megjithatë, Bosch paralajmëroi se edhe...