Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burgim për ish-krerët e UÇK-së, Osmani: Minon besimin në drejtësi
Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se çdo përpjekje që tenton ta barazojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”. Osmani u shpreh në rrjetin social Facebook se qytetarët e Kosovës duan drejtësi, por theksoi se lufta e UÇK-së “ishte e drejtë dhe e pastër”. “Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, theksoi Osmani. Në Gjykatën Speciale në Hagë nisën sot deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi,...
Burimi:
sot.com.al