Presidentja e Kosovës pranon ftesën e Trumpit, që të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Presidentja e Kosovës pranon ftesën e Trumpit, që të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të mërkurën se ka pranuar që vendi të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, pasi mori ftesë nga udhëheqësi amerikan, Donald Trump. “Me krenari të madhe e kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump”, tha Osmani për media. Ajo shtoi se Kosova, sado e vogël, “mund të japë kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar afër me Shtëpinë e Bardhë që kontributi ynë të jetë konkret dhe domethënës”. Bordi i Paqes – i themeluar në fund të vitit të kaluar sipas planit të Trumpit për Gazën, synon zgjidhjen e konflikteve globale. Ky bord pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe...