Presidenti i ri i Kosovës/ Bajraktari: Kurti, me kalkulime! Gjasat janë të mos jetë Osmani, por …

Presidenti i ri i Kosovës/ Bajraktari: Kurti, me kalkulime! Gjasat janë të mos jetë Osmani, por …

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk mund të përfundojë pa pjesëmarrjen e opozitës, duke theksuar se kompromisi politik është thelbësor për funksionimin e demokracisë. Sipas Bajraktarit, fillimisht duhet pritur certifikimi i zgjedhjeve, i cili pritet të ndodhë deri në fillim të shkurtit. Sipas Bajraktarit, ka gjasa që kryeministri Albin Kurti t’i ketë bërë kalkulimet politike dhe të mos ketë më nevojë për mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani, duke lënë të hapur mundësinë për propozimin e një kandidati tjetër. “Duhet të pritet certifikimi i zgjedhjeve, që mund të bëhet maksimalisht deri në fillim të shkurtit. Më pas konstituohet Kuvendi, për të kaluar në zgjedhjen e qeverisë dhe në testin e parë serioz. Nga Kushtetuta e vendit është e domosdoshme që...