PPE po shqyrton përjashtimin e partisë së Vuçiçit, një “shuplakë” e fortë pritet në mars për Serbinë
Marsela SHYTIA Partia Popullore Evropiane (PPE) do të diskutojë statusin e Partisë Popullore Serbe në mars, pasi vjeshtën e kaluar u nis një shqyrtim i brendshëm i statusit të Partisë Progresive në organizatën e konservatorëve evropianë. Brenda vetë PPE-së, siç ka mësuar “Nova.rs”, ekziston një marrëveshje në parim për ta zgjidhur këtë çështje deri në qershor. Askush nuk dëshiron të spekulojë publikisht nëse SNS mund të përjashtohet, por është më se e qartë se shumica në PPE nuk e sheh Partinë Progresive me të njëjtat sy pas asaj që ka ndodhur në rrugët e Serbisë gjatë vitit të kaluar. “Aleksandër Vuçiç nuk është më një politikan premtues për ne”, komentoi një anëtar i PPE-së. Në shtator të vitit 2025, Kryesia e Partisë Popullore Evropiane nisi...
Burimi:
sot.com.al