Plani i Rritjes, KE kushtëzon Serbinë, shuma e parave varet nga reformat e zbatuara

Plani i Rritjes, KE kushtëzon Serbinë, shuma e parave varet nga reformat e zbatuara

Pas një vonese prej shtatë muajsh, Komisioni Evropian vendosi t’i paguajë Serbisë fondet e para nga Plani i Rritjes në shumën prej 57 milionë eurosh. Fondet e miratuara i referohen reformave të zbatuara në gjysmën e dytë të vitit 2024. Ky vendim duhet të shpallet zyrtarisht gjatë debatit mbi Planin e Rritjes në Parlamentin Evropian. Nga shtatë hapa reformash të parashikuar për atë periudhë, Serbia përmbushi vetëm tre, ndaj në vend të shumës së plotë prej 112 milionë eurosh do të përfitojë rreth 50 përqind. Komisioni vlerësoi se Beogradi nuk i realizoi në afat reformat që lidhen me ligjet për median, rishikimin e listës së votuesve sipas rekomandimeve të ODIHR-it, si dhe zgjedhjen e Këshillit të ri të REM-it, ndërsa u njoh përparimi në energji,...