Përvjetori tragjik në Serbi, Vuçiç prezanton në mars “Serbia 2035”, pse analistët po kritikojnë programin e presidentit

Përvjetori tragjik në Serbi, Vuçiç prezanton në mars “Serbia 2035”, pse analistët po kritikojnë programin e presidentit

Marsela SHYTIA Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një paraqitje në rrjetin social Tiktok, të premten në mbrëmje, njoftoi një tubim të madh në mars të quajtur “Serbia 2035”. Mediat e regjimit e raportuan atë si “lajm ekskluziv”, dhe Vuçiç tha se takimi do të jetë më 21 ose 22 mars, sepse “ata kanë disa nga përvjetorët e tyre në mars…”. Presidenti i Serbisë ndoshta po i referohej 15 marsit të vitit të kaluar, ditës kur më shumë se 300,000 njerëz u mblodhën në rrugët e Beogradit kundër regjimit të tij, dhe policia më pas përdori armë sonike kundër tyre për t’i shpërndarë. Për shkak të përdorimit të një topi me zë kundër demonstruesve, reaguan jo vetëm institucionet e Bashkimit Evropian, por edhe Kombet e...