Përshkallzohen protestat në Serbi, fermerët bllokojnë rrugët, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore
Fermerët në Serbi kanë përshkallëzuar protestat e tyre, të cilat po zgjasin prej dy javësh, duke bllokuar dhjetëra rrugë rajonale dhe lokale në të gjithë vendin me traktorë dhe makineri bujqësore. Protestat nisën më 11 shkurt nga prodhuesit e qumështit në Serbinë qendrore dhe gradualisht u përhapën edhe në zona të tjera, me pjesëmarrjen e rreth 30 shoqatave bujqësore. Kundërshtojnë importet dhe kërkojnë masa mbrojtëse Fermerët po protestojnë kundër importeve të produkteve bujqësore, duke kërkuar ndalimin e importit të qumështit pluhur që përdoret nga industria për prodhimin e qumështit të pasterizuar. Ata gjithashtu kërkojnë vendosjen e tarifave të larta doganore për produktet e importuara të bulmetit dhe mishit. Përfaqësuesit e tyre denoncojnë se në tregun serb po hyjnë produkte bujqësore me cilësi të ulët dhe...
Burimi:
sot.com.al