Përplasen nëntë automjete në Serbi, katër të lënduar

Përplasen nëntë automjete në Serbi, katër të lënduar

Katër persona u lënduan në një aksident rrugor  ku u përfshinë nëntë automjete, përfshirë edhe një kamion, në autostradën “Milosh Veliki” në Serbinë qendrore. Nga spitali u bë e ditur se të gjithë të lënduarit janë trajtuar, ndërsa një burrë për shkak të lëndimeve të rënda është vendosur në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa tre personat e tjerë, dy gra dhe një burrë, janë në gjendje stabile dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës tetë të mëngjesit, në afërsi të Luçanit. Në aksident nuk ka pasur viktima. Për shkak të kryerjes së hetimeve, qarkullimi në segmentin e autostradës nga drejtimi i Luçanit drejt Pozhegës është ndërprerë përkohësisht, ndërsa drejtuesve të automjeteve u është rekomanduar të përdorin rrugë alternative përmes Ovçar...