Përmbytje në disa zona të Kosovës, disa komuna shtyjnë rinisjen e mësimit
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) raportoi për përmbytje në disa pjesë të Kosovës, teksa shtoi se me nisjen e reshjeve të borës, zbutet rreziku nga përmbytjet. Raporti i publikuar më 11 janar lidhur me situatën me përmbytje në Kosovë përfshin periudhën nga ora 22:00 e natës paraprake deri në orën 08:00 të së dielës. Për shkak të përmbytjeve, Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi të ndarë, shtyu për dy ditë, përkatësisht për 14 janar nisjen e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës. Në Mitrovicë, pas reshjeve të shiut është rritur niveli i lumenjve dhe autoritetet kanë konstatuar se ka rrezik që lumi Sitnica të dalë nga shtrati. “Është paraqitur kërkesë urgjente pranë Qendrës së Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për angazhimin e FSK-së”, tha AME-ja. Sipas...
Burimi:
sot.com.al