Përleshje fizike mes disa personave në Gjakovë, plagoset me thikë i mituri (DETAJE)
Disa të mitur janë përfshirë këtë të martë në një përleshje fizike në Gjakovë. Ky konflikt ka agravuar në përdorimin e thikave ku si pasojë është plagosur një person. Ngjara ka ndodhur rreth orës 12:30, në rrugën “Beqir Kastrati”. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi konfirmoi plagosjen e të miturit dhe shtoi se ai ka marrë ndihmë mjekësore në QKUK. Krasniqi shtoi se i plagosuri dhe një prej të dyshuarve janë marrë në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen. Policia po kryen veprimet hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al