Përgjaket Podujeva në Kosovë, jep frymën e fundit në spital Ardita Gashi, mori peng e qëlloi për vdekje të dashurin,…

Përgjaket Podujeva në Kosovë, jep frymën e fundit në spital Ardita Gashi, mori peng e qëlloi për vdekje të dashurin,…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majac të Podujevës mbrëmjen e së dielës, ku një burrë 45-vjeç dhe një 73-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa edhe vetë autorja e dyshuar e ngjarjes ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e kësaj të hëne. Zëdhënësja për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mirlinda Qyqalla tha për mediat në Kosovë se 31-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. “Sipas njoftimit nga Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), 31 vjeçarja, Ardita Gashi ka ndërruar jetë pak më parë. Përkundër përpjekjes së stafit mjekësor për t’i ofruar trajtimin  dhe ndihmën e duhur, nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të rënda”, ka thënë Qyqalla. Sipas mediave në...