No Image Available

Përfaqësuesit e MOL-it hungarez vizitojnë rafinerinë e NIS-it

Përfaqësues të Grupit hungarez MOL kanë nisur më 5 janar një vizitë në rafinerinë e Pançevës dhe në objektet e tjera kryesore të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), mëson Radio Evropa e Lirë (REL). Vizita e tyre në rafinerinë e Pançevës është e para që nga njoftimi disa muaj më parë se NIS është në shitje. Siç ka bërë të ditur më herët udhëheqja politike në Beograd, MOL është i interesuar për blerjen e pjesës ruse të aksioneve në NIS, kompani që është nën sanksione amerikane që nga fillimi i tetorit të vitit të kaluar. Përfaqësuesit e MOL-it që nga orët e mëngjesit të së hënës po vizitojnë pikat e karburantit të NIS-it në mbarë Serbinë, ndërsa delegacioni hungarez në rafinerinë e Pançevës po...