PDK pranon çdo datë që cakton presidentja Osmani, Hamza: Të gatshëm për zgjedhje!
Partia Demokratike e Kosovës thotë se do të pranojë çdo datë zgjedhjesh që caktohet nga presidentja Vjosa Osmani. Pas takimit konsultativ me presidenten për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, kreu i PDK-së Bedri Hamza tha se partia e tij nuk ka një datë të preferuar për mbajtjen e votimit. Sipas tij, PDK do të mbështesë çdo datë që caktohet nga presidentja, për sa kohë ajo është në përputhje me afatet ligjore dhe kushtetuese. “Ne e dimë që janë dërguar disa shkresa në Kushtetuese, se si do t’i trajtojë gjykata. Çdo vendim që merret nga gjykata e respektojmë. Besoj që presidentja e ka analizuar mirë veprimet e veta. Megjithatë vendimi i Kushtetueses është i pranueshëm për PDK-në. Cilado datë që caktohet nga presidentja e...
Burimi:
sot.com.al