PDK në KQZ alarmon: Mungesë energjie në qendrat e votimit, situatë urgjente
Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se disa qendra votimi po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike, çka rrezikon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Elshani ka theksuar se është e urgjente ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse, përfshirë KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministrinë e Ekonomisë, për të siguruar furnizim me energji Ai ka bërë të ditur se çdo vendvotim është i pajisur me kamera, dhe se votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen pa energji elektrike, duke theksuar nevojën për veprime të menjëhershme për të shmangur ndërprerje të procesit zgjedhor. Postimi i plotë: Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe...
Burimi:
sot.com.al