Pavarësia e Kosovës, Meta uron nga qelia: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë, faktor paqeje në rajon

Pavarësia e Kosovës, Meta uron nga qelia: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë, faktor paqeje në rajon

  Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nga qelia 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shpreh  mirënjohje për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që siç thotë ai, me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë. Më tej Ilir Meta thotë se “Pavarësia e Kosovës, dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon”. Ai thekson se Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj. Urimi i Ilir Metës Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë e dashur! 🇽🇰❤️🇦🇱 Mirënjohje e përjetshme për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që me...