Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Pas tri vitesh mungesë, a do të ketë një takim të ri mes dy qeverive?
Pas tri vitesh mungesë takimesh të përbashkëta, kryeministri Edi Rama lë të hapur mundësinë e rifillimit të mbledhjeve mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa nga Prishtina ende nuk ka sinjale konkrete. Pas një periudhe të gjatë ftohjeje në raportet ndërshtetërore, tema e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri është rikthyer në qendër të vëmendjes. Një deklaratë e re nga Edi Rama ka ringjallur pyetjen nëse dy qeveritë shqiptare do ta rifillojnë traditën e mbledhjeve të përbashkëta, që ka mbetur pezull prej vitit 2022. Kryeministri i Shqipërisë, në përmbyllje të konferencës mbi bilancet e vitit 2025, u pyet mbi raportet me Kosovën pas konfirmimit në krye të shtetit të Kurtit dhe raporteve ‘të ngrira’ mes dy shteteve. Rama aty tregoi se mbledhja mes dy qeverive do të ishte mirë...





