Pas Shqipërisë dhe Kosovës/ Deputetët e BDI dorëzojnë rezolutën në Kuvend, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë dorëzuar këtë premte në procedurë parlamentare një rezolute në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas BDI, kjo rezolutë mbështetet në parimet kushtetuese dhe në standardet ndërkombëtare të drejtësisë, duke riafirmuar përkushtimin ndaj shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimit të plotë të të drejtave themelore të njeriut. “Nëpërmjet kësaj nisme parlamentare kërkohet që proceset gjyqësore që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare, duke garantuar prezumimin e pafajësisë, mbrojtjen efektive dhe gjykimin brenda një afati të arsyeshëm për të gjithë të akuzuarit. Rezoluta, ndër të tjera, vlerëson kontributin e...
Burimi:
sot.com.al