Pas Merzit edhe Macroni i dërgon letër Kurtit: Franca mbështet përparimin e dialogut me Serbinë

Pas Merzit edhe Macroni i dërgon letër Kurtit: Franca mbështet përparimin e dialogut me Serbinë

Pas Gjermanisë edhe Franca i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti angazhim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Në letrat e tyre të urimit pas rizgjedhjes së Kurtit në krye të Qeverisë, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë proces. Macroni theksoi se Franca do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe do t’i mbështesë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Më tej në letër thuhej se Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve të zbatojnë angazhimet e ndërmarra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Letra e Macron drejtuar Kurtit “Ju e njihni përkushtimin tim ndaj objektivit të ribashkimit të kontinentit tonë: Franca është...