Pas kundërshtimeve nga komuniteti ndërkombëtar, dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska
Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Savo Miniç, ka dhënë dorëheqje ditën e djeshme nga ky post. Ai njoftoi për dorëheqjen e tij gjatë një konference për media të mbajtur në Banjallukë. Ai tha po ashtu se është konsultuar me presidentin e Republikës Sërska, Sinisha Karan, dhe se ai do ta propozojë sërish për mandatar për ekzekutivin e ri. Miniç, që është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, subjekt i Millorad Dodikut, shtoi se e ka mbështetjen e shumicës në Kuvendin Popullor të RS-së. Ai tha se për këtë hap u vendos me qëllim që të sigurohet legaliteti dhe legjitimiteti i Qeverisë, duke shtuar se ka kundërshtime edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhet...
Burimi:
sot.com.al