Partitë politike ende asnjë emër kandidat për presidentin e ri, Kurti: Do të përpiqemi të shmangim zgjedhjet!

Partitë politike ende asnjë emër kandidat për presidentin e ri, Kurti: Do të përpiqemi të shmangim zgjedhjet!

Partitë politike në Kosovë nuk kanë endë një emër kandidat për postin e Presidentit, pasi Vjosa Osmanit i përfundon mandati më 4 Prill. Kryeministri Albin Kurti theksoi se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe as dy partitë e tjera, LDK dhe PDK-ja nuk kanë një emër të përveçëm si kandidat. “Në njërën anë ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit si Lëvizje Vetëvendosje me ndonjë emër të përveçëm që kemi thënë do të jetë kandidati ynë. Pra, LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të bëhet president, por njësoj vlen edhe për dy partitë tjera të mëdha e tradicionale PDK dhe LDK që u konfirmua edhe nga takimi i mbrëmshëm që pata me Bedri Hamzën dhe sot me Lumir...