Partitë në pritje të Kurtit, zgjedhja e presidentit të Kosovës mbetet e pasigurt, ja çfarë pritet
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po presin ende një ftesë zyrtare nga lideri i Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh kryeministër i vendit, Albin Kurti, për të nisur konsultimet rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Ndonëse Kurti kishte paralajmëruar prej më shumë se një jave fillimin e takimeve me partitë parlamentare, deri tani nuk ka pasur asnjë ftesë apo takim formal mes subjekteve politike. Mazhoranca e udhëhequr nga Vetëvendosje disponon 66 deputetë në Kuvend, ndërsa mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill 2026; sipas Kushtetutës, zgjedhja e kreut të shtetit duhet të realizohet një muaj më herët, përndryshe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Osmani është e vetmja që deri më tani ka shprehur hapur synimin për...
Burimi:
sot.com.al