PAMJET/ Publikuan video me hartën e ‘Shqipërisë Etnike’, arrestohen 4 shqiptarë në Serbi
Katër shqiptarë, A.S, 37 vjeç, E.V, 42 vjeç, E.G, 48 vjeç dje A.C, 21 vjeç janë arrestuar nga policia në Sërbi. Lajmi konfirmohet nga ministria e Punëve të Brendshme serbe. Ata akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”. Sipas ministrisë së Brendshme serbe, një prej të ndaluarve kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një bluzë me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, duke udhëtuar me një automjet “Audi” së bashku me tre personat e tjerë. Të ndaluarve u është komunikuar masa e paraburgimit deri në 48 orë, pas së cilës do të dalin para Prokurorisë Publike në Beograd.
Burimi:
vizionplus.tv