Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Pamje të frikshme, tornado ngre në ajër makinën, shpëton mrekullisht shoferi (Video)
Imazhe të frikshme u regjistruan në, Ilia në Greqi, ku një tornado goditi zonën, duke shkaktuar përmbysjen e makinave Videoja, e regjistruar nga një kamerë sigurie tregon se si tornado e përmbys makinën si një arrë, duke e lënë të shkatërruar në rrugë. Sipas raporteve, shoferi nuk ka pësuar lëndime. Tornadoja përshkoi zonën brenda pak minutash, duke shkaktuar dëme të shumta në serra, me erën që shkuli hekurin dhe i shpërndau kudo. Fenomeni zgjati vetëm pak kohë, por intensiteti i tij ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar përçarje dhe për të lënë pas dëme.