Padia/ Rasti për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi dërgohet në Gjykatën e Strasburgut

Padia/ Rasti për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi dërgohet në Gjykatën e Strasburgut

Një padi lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë është dërguar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, bëri të ditur avokati Drini Grazhdani përmes një postimi në Facebook. Sipas tij, padia kundër Serbisë është rezultat i një “pune të përbashkët juridike dhe njerëzore” dhe lidhet me një çështje që, siç tha, ka rëndësi të gjerë publike. Ai falënderoi bashkëpunëtorët për përgatitjen e rastit, ndërsa veçoi edhe Teuta Fazliun, e cila, sipas tij, ka pranuar të përfaqësojë çështjen në fjalë. “Ky rast nuk ka të bëjë vetëm me një individ, por me standardet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndalimin e praktikave diskriminuese sistematike”, shkroi ai. Pasivizimi i adresave nënkupton fshirjen e qytetarëve nga adresat ku kanë qenë të regjistruar....