“Pa ta nuk ka liri”/Protesta në Prishtinë për ish krerët e UÇK-së, qytetarët: Çlirimtarët janë historia e popullit tonë
Disa qytetarë të cilët ishin në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë pyetur për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë. Ata u shprehën se Pavarësia e Kosovës nuk është e plotë pa ta dhe se mbahen padrejtësisht në burg. “Liri çlirimtarëve. Padrejtësisht mbahen në burgje. Liri çlirimtarëve, është historia e popullit tonë. “Unë jetoj në Gjermani, dhe çdo protestë jam përkrahëse e krerëve të UÇK, luftuam për lirinë tonë që sot po e gëzojmë, nuk është e plotë pa ta. Nëse nuk lirohen ata, ne nuk jemi të lirë. Pa ta nuk ka liri. Ata e sollën lirinë përkrah me Europën dhe Amerikën. Nëse ata dënohen, duhen dënuar edhe ata që ndihmuan për këtë liri. Ata duhet të...
Burimi:
sot.com.al