Ozempiku mungon për diabetikët në Maqedoninë e Veriut, por shitet në privat për humbje peshe

Ozempiku mungon për diabetikët në Maqedoninë e Veriut, por shitet në privat për humbje peshe

Mungesa e barnave për diabet në Maqedoninë e Veriut po bëhet shqetësuese për pacientët kronikë, sidomos sa i përket Ozempikut. Ky ilaç ndihmon në parandalimin e komplikime kardiovaskulare te pacientët me diabet të tipit 2, numri i të cilëve në Maqedoninë e Veriut arrin në rreth 136.000. Ozempiku është një ilaç për injektim, që përdoret përmes një stilolapsi të gatshëm, shpjegojnë për Radion Evropa e Lirë nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore e Maqedonisë së Veriut (MALMED). Përdorimi i tij nuk shkakton dhimbje dhe është i ngjashëm me atë të insulinës. Në barnatoret për insulinë në Maqedoninë e Veriut, Ozempiku jepet falas për pacientët me diabet të tipit 2, pasi ndihmon jo vetëm në parandalimin e komplikimeve kardiovaskulare, por ul edhe nevojën për trajtim...