Osmani uron 18-vjetorin e Pavarësisë : Mirënjohje për ata që dhanë jetën për shtetin e pavarur të Kosovës!

Osmani uron 18-vjetorin e Pavarësisë : Mirënjohje për ata që dhanë jetën për shtetin e pavarur të Kosovës!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. E para e shtetit u shpreh para gazetarëve se sakrifica e popullit të Kosovës për të arritur deri këtu ka qenë shekullore, që qytetarët të gëzojnë sot lirinë. Ajo shprehu respektet e saja për presidentin historik Ibrahim Rugova, për sakrificën e familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari dhe për mijëra dëshmor, heronj të UÇK-së. “Ju uroj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për 18 vjetorin e pavarësisë së shtetit. Është një ditë ku të gjithë bëhemi bashkë për të festuar këtë përvjetor të shtetit tonë të ri, që po hyn në moshë të pjekur. Sakrifica për të arritur deri këtu ka qenë shekullore, në fakt...