Osmani takim me të ngarkuarën me punë të ShBA, në fokus bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve

Osmani takim me të ngarkuarën me punë të ShBA, në fokus bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, ku u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. “Në fokus të diskutimit ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik në vend, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe ku debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se kjo aleancë mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për vendin.