Osmani takim me ambasadorin italian, në fokus zhvillimet politike në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të premte ka zhvilluar një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera, duke shprehur mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Gjithashtu ata diskutuan lidhur me rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Burimi:
sot.com.al