Osmani takim ‘kokë më kokë’ me ambasadorin Walker, zbardhet tema e diskutimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me ambasadorin William Walker. Ky takim vjen në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut. Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi teksa e ka cilësuar Walker si zërin që e ktheu dhimbjen e popullit të Kosovës në thirrje për drejtësi. “Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën. Ai është zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi. Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë”, shkruan Osmani.
Burimi:
sot.com.al