Osmani në pikëpyetje, zgjedhja e presidentit e fut Kosovën në një ngërç të ri, pse Kurti i ka sytë nga familja Jashari
Marsela SHYTIA Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës ka nisur të diskutohet më seriozisht në skenën politike pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku. Pas këtij takimi u konfirmua se ndër temat e biseduara ka qenë edhe posti i presidentit, por nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është dhënë asnjë emër konkret apo kandidat i propozuar. Kjo ka shtuar diskutimet dhe hamendësimet në opinion, pasi ende nuk dihet nëse do të ketë rikandidim të presidentes aktuale Vjosa Osmani apo nëse po synohet një emër i ri që do të mund të siguronte mbështetje më të gjerë politike. Në të njëjtën kohë, në publik është përfolur edhe mundësia që kandidatura të vijë nga një figurë me peshë simbolike, madje...
Burimi:
sot.com.al