“Osmani e preferuar nga Trump”, ekspertja zbulon detajet: Ja pse e duan më shumë se Kurtin

“Osmani e preferuar nga Trump”, ekspertja zbulon detajet: Ja pse e duan më shumë se Kurtin

Mimoza Gavrani, eksperte e politikave vendore në Kosovë, e ftuar në nje emision televiziv, foli për situatën politike në Kosovë. Gavrani u pyet për vendimin e Kurti që të mos e kandidonte përsëri Osmanin për presidente, dhe ajo tha se ka disa arsye, qofshin ato personale, qofshin ato politike: “Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje ishte partia fituese dhe kishte mundësinë ligjore dhe kushtetuese për të propozuar Osmanin për një mandat të dytë, kjo nuk ndodhi. Marrëveshjet deri në minutën e fundit parashikonin që ajo të ishte kandidatja e duhur. Në momentet e fundit, për të mos krijuar keqkuptime para opinionit, u propozuan edhe dy emra të tjerë të respektuar të partisë, si Glauk Konjufca dhe një tjetër zonjë, të cilët gjithashtu konsiderohen figura të respektuara në...