Osmani dorëzon komentet në GJK: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën

Osmani dorëzon komentet në GJK: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën

Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me kërkesat e parashtruara me të cilat kontestohet kushtetutshmëria e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit. Përmes këtyre komenteve, Osmani vlerëson se dekreti i saj është në përputhje me Kushtetutën. Me datë 9 mars 2026, kryeministri Albin Kurti kishte dorëzuar kërkesë në Kushtetuese, me të cilën ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes lidhur me shpërndarjen e Kuvendit. Një ditë më pas, një kërkesë tjetër me të njëjtën arsye, u dorëzua nga Arbërie Nagavci dhe 30 deputetë të tjerë. Gjykata ka bërë bashkimin e dy kërkesave. “Betimi për Drejtësi” ka siguruar komentet e presidentes, ku thuhet se Kuvendi dështojë ta zgjedh Presidentin e ri brenda afatit kushtetues. Anëtarët e partisë në pushtet në krye...