Orbán kërcënon të bllokojë rinovimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

Orbán kërcënon të bllokojë rinovimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka kërcënuar se do të përdorë të drejtën e vetos për të bllokuar rinovimin e sanksioneve individuale të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. Përveç debatit për kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20 të sanksioneve kundër Moskës, Budapesti po vendos në pikëpyetje edhe zgjatjen e masave ndëshkuese ndaj individëve dhe entiteteve ruse të vendosura që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës. Aktualisht, më shumë se 2 mijë e 700 individë dhe organizata ruse ndodhen në listën e zezë të BE-së, përfshirë presidentin Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov. Këto sanksione duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj dhe afati i radhës përfundon më 15 mars. Normalisht kjo konsiderohet një procedurë formale, por situata këtë herë...