Orban drejt rënies pas 16 vitesh, pse kjo do të ishte disfatë për Vuçiçin, ja “pazari” që mund të ngelet përgjysmë

Orban drejt rënies pas 16 vitesh, pse kjo do të ishte disfatë për Vuçiçin, ja “pazari” që mund të ngelet përgjysmë

Marsela SHYTIA Disfata ose fitorja e Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán, në zgjedhjet parlamentare, nuk duhet domosdoshmërisht të reflektohet në situatën në Serbi, por rezultati do të jetë i rëndësishëm nga perspektiva e pozicionit të politikës së jashtme, shkruan media serbe “Danas”. Humbja e mundshme e Orbanit do të thotë që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbetet pa aleatë në BE dhe dobëson pozicionin e tij, thonë të intervistuarit e “Danas”, duke komentuar se si një humbje e mundshme e Orbanit do të ndikonte në dinamikën politike në Serbi dhe në sjelljen e Vuçiçit, i cili e konsideron Orbanin një mik në BE. Vuçiç dhe Orban mbajnë lidhje të ngushta dhe miqësore, dhe përveç kësaj, i menaxhojnë vendet që udhëheqin në një mënyrë të ngjashme...