Operacioni “Bjellorusia”, Vuçiç do ta mbajë pushtetin edhe 10 vjet, ja taktika e tij për tu bërë “Lukashenko i dytë”

Operacioni “Bjellorusia”, Vuçiç do ta mbajë pushtetin edhe 10 vjet, ja taktika e tij për tu bërë “Lukashenko i dytë”

Marsela SHYTIA Nuk ka dyshim se Presidenti Aleksandër Vuçiç është nisur përsëri në një fushatë për karrigen e kryeministrit dhe se ai tashmë po përgatit ekspozenë e tij, tregohet edhe nga njoftimi i tij për planin “Serbia 2035”, të cilin do ta prezantojë në një tubim të madh në mars. Edhe pse përmbajtja e planit të lartpërmendur është ende e panjohur, fakti që Vuçiç planifikon të qëndrojë në pushtet për gati një dekadë zbulon se është duke u zhvilluar një lloj “operacioni bjellorus”, i cili do t’i ekspozojë plotësisht qëllimet e Vuçiçit për t’u bërë Aleksandër Lukashenko i ri, shkruan media serbe “Nova.rs”. “Serbia 2035” Edhe pse ende nuk i lejohet të shpallë zgjedhjet, është pothuajse e sigurt se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do...