Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Operacioni anti-narkotik/ Sulmet në Venezuelë, Kurti: Kosova si aleate strategjike e SHBA, mbështet luftën
Albin Kurti ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga SHBA në Venezuelë që më pas pasoi me arrestimin e Nicolas Maduro. Në qëndrimin e tij Kurti thotë se mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie. Reagimi: Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie. Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në...







