Operacion policor/ Grupi i fajdeve bie në ‘rrjetën e hekurt’, një i arrestuar dhe 4 persona në kërkim, zbulohet…

Operacion policor/ Grupi i fajdeve bie në ‘rrjetën e hekurt’, një i arrestuar dhe 4 persona në kërkim, zbulohet…

Gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërkaq katër të tjerë janë në kërkim nën dyshime për fajde, njoftoi Policia e Kosovës më 16 mars. I arrestuari dhe katër personat në arrati, dyshohen se një viktime i kanë shkaktuar dëm afër 700.000 euro. B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R., përveç për veprën penale të fajdesë, dyshohen edhe për veprën e detyrimit dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë. Autoritetet thanë se pesë të dyshuarit vazhdimisht e kanë detyruar viktimën që të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur “forma të ndryshme presioni dhe dhune”. Po ashtu, sipas njoftimit, ata dyshohen se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën nga liria, me qëllim që ta detyrojnë që të paguajë kamata...