Operacion antidrogë në Athinë, katër të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë

Operacion antidrogë në Athinë, katër të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë

Athinë – Policia greke ka goditur një grup kriminal që merrej me trafik droge dhe ka vënë në pranga katër persona. Sipas mediave greke, të arrestuarit janë dy grekë dhe dy shqiptarë. Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan sasi kanabisi me një peshë totale prej afërsisht gjashtë kilogramësh, rreth njëzet mijë euro, si dhe telefona celularë. Operacioni është në vazhdim, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.