“Nuk shlyhet padrejtësia me kilovat”/ Shtrenjtimi i energjisë elektrike, banorët e Kosovës zhvillojnë protestë
Organizata “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, në bashkëpunim me “Përpjekja”, kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste si reagim ndaj sinjaleve për shtrenjtim të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të tyre, protesta do të zhvillohet sot nga ora 13:00. Organizimi do të jetë pranë objektit të KEDS-it, ndërsa marshimi do të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. “Që nga viti 2022, faturat e rrymës shtrejtohen në baza vjetore. KEDS-i kërkon rritje të faturave, ndërsa ZRrE-ja, si të ishte argat i tyre, ia aprovon çdo kërkesë në kurriz të popullit. Sot qytetarët/et e Kosovës nuk paguajnë vetëm koston e rrymës: ne paguajmë për humbjet e KEDS-it, paguajmë për keqmenaxhimin e tyre, paguajmë për etjen e tyre të pafund e për çdo gabim që ata bëjnë,...
Burimi:
sot.com.al