“Nuk mund të ketë seancë plenare nëse…”/ Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, Albulena Haxhiu: Vetëm një kandidaturë

“Nuk mund të ketë seancë plenare nëse…”/ Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, Albulena Haxhiu: Vetëm një kandidaturë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk mund të thërrasë një seancë për zgjedhjen e presidentit pa pasur të paktën dy kandidatë. Ajo bëri të ditur se deri më tani është pranuar vetëm një kandidaturë, ajo e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht emri i Glauk Konjufcës. “Në cilësinë e kryetares së Kuvendit kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, e cila është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues. Sipas dokumentacionit, një pjesë e deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe disa deputetë nga grupi multietnik kanë nominuar Glauk Konjufcën”, deklaroi Haxhiu në konferencë për media. Gjithashtu theksoi se procesi i votimit nuk mund të nisë pa u plotësuar kushti themelor për të pasur së paku dy kandidatë të mbështetur me nënshkrimet e...