“Nuk jam unë!”/ Mediat e Kosovës raportuan se emri i saj ishte në dosjen “Epstein”, reagon Atifete Jahjaga

“Nuk jam unë!”/ Mediat e Kosovës raportuan se emri i saj ishte në dosjen “Epstein”, reagon Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që e lidhin emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Në një postim në Facebook, Jahjaga thekson se gjatë ushtrimit të detyrës si Presidente e Republikës së Kosovës nuk ka pasur kurrë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Ajo sqaron se përmendja e emrit të saj në disa media lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike mes palëve të treta, e cila, sipas saj, nuk provon dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të. Jahjaga nënvizon se emri i saj nuk figuron në asnjë dokument zyrtar të publikuar. Sipas ish-presidentes, në emailin në fjalë përmendet në mënyrë të paqartë...